Këshilltarja demokrate e Bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli është përplasur me kryebashkiakun Benet Beci në mbledhjen e Këshillit, ku kjo e fundit ka shprehur se administrata e bashkisë aktuale krenohet me aktivitetet, ndërkohë që qyteti edhe më përpara ka pasur organizime.
Shkreli ka theksuar se në vitin 2022 ‘Festivalit të Kulinarisë-SHIFE’, ka marrë jehonë ndërkombëtare.
“Gjatë fjalës sime në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak I kujtova kësaj bashkie se aktivitetet nuk I kanë munguar qytetit të artit dhe kulturës duke I sjellë dhe shembullin e “Festivalit të Kulinarisë-SHIFE” të 2022-shit që mori jehonë ndërkombëtare, dhe vjedhjes së fondit prej 15 milion lek të vjetra nga administrata Benetiane për një festival kulinarie që nuk u zhvillua kurrë, në fundvitin 2023.”, tha këshilltarja demokrate ndër të tjera.
Fjala e plotë:
Administrata Benetiane vazhdon me fasadën e të ‘shpëtuarit’ të Shkodrës pasi grabitën pushtetin lokal me 14 maj me ndihmën e metamorfozës dhe parave të drogës.
Më një pompozitet të pakuptimtë, administrata e bashkisë rilindase krenohet me aktivitetet kulturore që ka bërë dhe që do bëjë, a thua se në Shkodër s’ka pasë kurrë aktivitete apo koncerte verore apo dimërore!
Gjatë fjalës sime në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak I kujtova kësaj bashkie se aktivitetet nuk I kanë munguar qytetit të artit dhe kulturës duke I sjellë dhe shembullin e “Festivalit të Kulinarisë-SHIFE” të 2022-shit që mori jehonë ndërkombëtare, dhe vjedhjes së fondit prej 15 milion lek të vjetra nga administrata Benetiane për një festival kulinarie që nuk u zhvillua kurrë, në fundvitin 2023.
