Ministri pa portofol dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin, për të dytën herë brenda një muaji e gjysmë vizitoi Moskën dhe me marrjen e këtij posti, a e mori jozyrtarisht rolin e të dërguarit special për çështjet ruse apo rolin e një “ministri të çoroditur” që drejton një politikë të pavarur nga qeveria de facto pro-evropiane. Kjo ka qenë pyetja e medias serve “Danas”, në një artikull kushtuar njeriut besnik të Vuçiçit, por edhe lidhjeve të tij me Rusinë. Media serbe kujton se më parë, vizita të nivelit të lartë janë realizuar personalisht nga presidenti Aleksandër Vuçiç.
“Shtrohet pyetja nëse emërimi i Vulin në këtë detyrë ishte mënyra e Vuçiçit për të krijuar, pamjen e distancimit nga Rusia dhe distancimit nga ndikimi rus, apo vetë formimi i një ministrie të tillë tregon krejtësisht të kundërtën”, shkruan “Danas”. Srećko Gjukiç, një ish-ambasador dhe anëtar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, thotë për Danas se ministri të tilla si ajo e Vulin-it nuk ekzistojnë askund në botë dhe se presidenti Vuçiç padyshim që kujdeset shumë për atë që Perëndimi mendon për të. Gjukiç thekson se vitet e fundit Vuçiq ka qenë shumë më i kujdesshëm kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë dhe se e ka parë një zgjidhje në Vulin.
Sipas tij, kjo situatë është e qëndrueshme pikërisht për shkak të tolerancës që gëzon Serbia dhe se ministri Vulin është në një pozitë komode nga e cila mund të propagandojë politikën e tij pro-ruse. Dimitri Miliç, drejtor programi i organizatës “Rruga e Tretë e Re”, thotë për “Danas” se Aleksandër Vulin shërben më shumë si i dërguar special për Rusinë, sepse, siç thotë ai, nuk ka asgjë për të humbur.
