Vila te “Kodra e Diellit” ishte përshtatur në punishte dro@e, 5 persona të arrestuar, mes tyre edhe një shtetas nga Venezuela

Data

Pesë persona raportohet se janë arrestuar në kuadër të operacionit antidr@gë në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë, ku një vilë ishte përshtatur në punishte dro@e.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, operacioni u shtri edhe në Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë.

Në fabrikën e kokainës të zbuluar në fshatin Qerekë janë sekuestruar 2 kg kokainë dhe përzierës. Ndërsa të Kodra e Diellit është sekuestruar vetëm një sasi droge. Grupi kriminal ndërronte vazhdimisht banesat, kjo për të shmangur rënien në sy dhe humbur gjurmët.

Njëri nga të arrestuarit është nga Venezuela.

Policia ndërmori mbrëmjen e kësaj të premte një operacion masiv në disa zona të vendit. Kontrolle u ushtruan në fshatin Qerekë të Fushë Krujës, te Kodra e Diellit 2 në Tiranë si dhe fshatrat Vishje e Ibë. Po ashtu, mësohet se kontrolle antidrogë janë zhvilluar dhe në disa vila në bregdet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related