Veprat e reja’ synojnë të lehtësojnë pushtetarët/ Kodi i Ri Penal, reagon analisti: Ndryshimet, për të zgjatur

Data

Lubonja, duke komentuar draftin e Kodit Penal, u shpreh se ndryshimet bëhen për të zgjatur pushtetin. Sipas tij, veprat penale të reja synojnë të lehtësojnë pushtetarët. Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një studio televizive, foli për zhvillimet e fundit politike në vend.

“Reformat më së shumti janë në interes të Ramës, të forcimit të pushtetit sesa e ndryshimeve që mund të jenë të nevojshme. Ndryshimet bëhen për të mbajtur pushtetin sa më gjatë. Vihet re që duan të frikësojnë edhe qytetarët, sidomos ai që nuk mund të kritikosh liderët shtetërorë, sepse qartazi intimidon njerëzit. Ka ndryshime, që lehtësojnë pushtetarët. Kishte përkufizime se zyrtari e bën veprën penale të korrupsionit me dashje, por edhe pa dashje, se i bie që përfitojnë ca persona ekonomikisht a në tendera dhe thoshka zyrtari se ‘e bëra pa dashje’, edhe pse paratë janë keqpërdorur. Pushteti sa më i fortë bëhet, më shumë frikësohet. Kur ke shumë pushtet të rritet frika, sepse ke bërë më shumë krime dhe do që të qëndrosh patjetër në pushtet. Liderët autoritarë janë shtuar në botë dhe e kanë normalizuar autoritarizmin. Kryeministri Rama ka bërë vetëm propagandë përherë”,tha Lubonja.

Duke folur për lirimin e hapësirave publike, Lubonja deklaroi se aksioni i duket propagandë. Sipas tij, kryeministri Rama nuk ka respekt për hapësirën publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related