Vdiq para disa muajsh në aksident! Kandidati në Kosovë merr mbi 50 vota…

Data

Një ngjarje e pazakontë shënoi zgjedhjet lokale në Kosovë, ku qytetarët e komunës së Gjakovës u përballën me emrin e Nikollë Perkajt, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, në listën e kandidatëve, pavarësisht se ai kishte ndërruar jetë disa muaj më parë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Perkaj ka arritur të marrë 52 vota nga qytetarët, edhe pse nuk ishte më në jetë. Burime zyrtare sqarojnë se përfshirja e emrit të tij lidhet me afatet ligjore dhe procedurat teknike zgjedhore, të cilat nuk lejojnë ndryshime pas një faze të caktuar të procesit.

Nikollë Perkaj humbi jetën pas një aksidenti disa muaj më parë, por emri i tij mbeti në listën përfundimtare të kandidatëve, duke krijuar kështu një situatë të pazakontë në procesin zgjedhor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related