Komisioni për Reformën Zgjedhore, mbledhja e të cilit u bllokua sot nga opozita, do të mblidhet sërish të premten në orën 10:00.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet online, ndërkohë bashkëkryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj ka replikuar duke thënë se orari është vendosur në dakordësi të dy bashkëkryetarëve.
Njoftimi:
Të nderuar anëtarë të Komisionit,
Më lejoni t’Ju njoftoj se në pamundësi të zhvillimit të mbledhjes fizike, me dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohet online, me anë mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom, ditën e premte, datë 09.02.2024, në orën 10.00.
Repika e Alibeajt:
“Pershendetje Vijola. Kete njoftim e ke te pasakte! Nuk kam dhene pelqimin per mbledhje online diten e premte.
Nuk kam dhene pelqimin per mbledhje online diten e premte. Kerkesa ime eshte per mbledhje, te komisionit, edhe online, diten e sotme. Ndaj percillja bashkekryetarit si kerkese, per te ribere njoftimin per mbledhje diten e sotme. Jam ne pritje”.
