Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqi, ku një 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaraş, duke lënë pas 9 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Sipas mediave vendase, autori, Isa Aras Mersinli, ishte nxënës i së njëjtës shkollë dhe më pas humbi jetën. Ai rezulton të jetë djali i një ish-polici, Ugur Mersinli, i cili është arrestuar pas ngjarjes.
Si ndodhi sulmi
Ministri i Brendshëm, Mustafa Çiftçi, bëri të ditur se:
- Shkolla funksiononte me dy turne
- Sulmi ndodhi kur nxënësit e paradites po largoheshin
- 14-vjeçari hyri në dy klasa dhe hapi zjarr pa dallim
Arma dyshohet se është marrë nga banesa e familjes.
Bilanci i rëndë
- 9 persona të vrarë (8 nxënës dhe 1 mësues)
- 13 të plagosur, nga të cilët:
- 6 në terapi intensive
- 3 në gjendje kritike
Hetimet në vijim
Guvernatori i provincës, Mükerrem Ünlüer, deklaroi se ende po hetohet:
- Nëse autori i dha fund jetës vetë
- Apo u neutralizua gjatë ndërhyrjes
Ngjarja vjen vetëm një ditë pas një tjetër incidenti me armë në një shkollë në Siverek, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në institucionet arsimore në vend.
Autoritetet turke vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj tragjedie që ka tronditur opinionin publik.
