Ervin Salianji ka folur për medait pasi Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për dënimin e tij me 1 vit burg.
Ervin Salianji: Siç edhe besoj e ndoqët në seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur
Në të gjithë elementët e një dosje të kopsitur nga fillimi deri në fund, e bënë këtë vendimmarrje e bëjnë një vendimmarrje politike, një dënim politike, dënimin e parë pas 32 vitesh për agjitacion dhe propagandë. kam bërë shërbim të madh për interesin publik në çdo formë dhe mënyrë sido që të jetë.
Nuk kam bërë betejë për veten, për interesa personale, për të vjedhur siç kanë bërë këta, për të vrarë, nuk kam bërë betejë për trafik droge, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës, kundër maskarenjve në këtë vend
