Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish në rrjetet sociale për situatën e rëndë të bujqësisë, duke kritikuar qeverinë për politikat e saj të padrejta dhe joefikase në këtë sektor.
Sipas Tabakut, një nga problemet kryesore që po penalizon rëndë fermerin shqiptar është mënyra si aplikohet TVSH në bujqësi. Diferenca mes TVSH-së në hyrje dhe dalje ku importuesit përfitojnë dhe fermerët penalizohen është kthyer në një “super taksë” që e nxjerr prodhuesin vendas nga tregu.
“Importuesit e mëdhenj preferojnë të marrin produkte nga jashtë sesa të blejnë nga fermeri shqiptar, pikërisht për shkak të kësaj pabarazie fiskale,” theksoi ajo.
