Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se në takimin e pritshtëm me Presidentin Donald Trump do të diskutojë mbi atë që e cilësoi si: “fitore ndaj Hamasit”, mbi luftën ndaj Iranit dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me vendet arabe.
Takimi të martën në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë vizita e parë e një udhëheqësi të huaj që kur Presidenti Trump mori detyrën.
Takimi mes udhëheqësve vjen në një kohë që negociatorët amerikanë dhe arabë fillojnë punën për ndërmjetësimin e fazës tjetër të marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetra pengjeve që mbahen nga militantët.
