Trump shpërthen në Davos: “E dua Europën, por po shkon në drejtimin e gabuar”

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbajtur fjalimin hapës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka kritikuar ashpër rrugën që, sipas tij, po ndjek Europa.

“Europën e dua dhe dua ta shoh të bëjë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur,” deklaroi Trump para liderëve botërorë dhe përfaqësuesve të biznesit global.

Ai theksoi se shumë miq të tij, pas kthimit nga vendet europiane, shprehen se “nuk e njohin më Europën”, duke ia atribuar këtë ndryshim migrimit masiv të pakontrolluar dhe problemeve serioze ekonomike. Sipas Trump, deficitet rekord të buxhetit dhe tregtisë po e çojnë kontinentin drejt pasigurisë.

“Pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë dhe udhëheqësit nuk po reagojnë,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se Europa po dështon në menaxhimin e krizave kryesore.

Trump iu përgjigj gjithashtu kritikëve të politikave të tij ekonomike, duke thënë se parashikimet për recesion dhe inflacion të lartë nuk u realizuan. “Na thanë se planet e mia do sillnin krizë, por faktet treguan të kundërtën,” theksoi ai.

Deklaratat e tij në Davos kanë ndezur debat dhe pritet të shkaktojnë reagime të forta në qarqet politike dhe ekonomike europiane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related