Donald Trump pritet të zhvillojë një vizitë në Greece në një të ardhme të afërt, sipas deklaratave të ambasadores amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle.
Gjatë një vizite në transmetuesin publik grek ERT, ajo konfirmoi se presidenti amerikan do të vizitojë Greqinë, edhe pse nuk dha një datë të saktë.
“Po ndodhin shumë zhvillime, por ai do të vijë në Greqi”, deklaroi Guilfoyle, duke shtuar se në Athinë priten edhe Pete Hegseth dhe Marco Rubio.
Deklaratat kanë nxitur diskutime mbi prioritetet e reja diplomatike të United States në rajon, ndërsa vëmendja duket se po zhvendoset drejt Athinës.
Në të njëjtën kohë, raportimet flasin për marrëdhënie më të ftohta mes administratës Trump dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Sipas raportimeve mediatike, Rama ka bërë disa përpjekje për t’u afruar me administratën amerikane gjatë muajve të fundit, por pa rezultat konkret. Përmenden episode gjatë Konferencës së Mynihut dhe samitit të NATO-s në Hagë, ku ai nuk arriti të zhvillonte kontakte direkte me Trump.
Gjithashtu, raportimet përmendin shqetësime të ngritura nga zyrtarë amerikanë lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe mungesën e një urimi të drejtpërdrejtë nga SHBA pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Ndërkohë, Athina po fiton rëndësi në strategjinë amerikane në Mesdhe dhe Ballkan, sidomos në fushën e sigurisë, energjisë dhe bashkëpunimit ushtarak.
Vizita e mundshme e Trump në Greqi shihet si një sinjal i qartë i forcimit të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Athinës në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar.
