Trump fton Shqipërinë në tryezën globale të paqes, Rama: Një moment historik për vendin

Data

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike një letër zyrtare të dërguar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku Shqipëria ftohet të bëhet shtet anëtar themelues i një nisme të re ndërkombëtare për paqen globale.

Në letrën e datës 16 janar 2026, Trump i drejtohet Ramës me një ftesë për t’u bashkuar në krijimin e një Bordi Ndërkombëtar të Paqes, i cili synon forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe ndërtimin e një qasjeje të re për zgjidhjen e konflikteve globale. Sipas presidentit amerikan, kjo nismë përfaqëson një përpjekje historike dhe të paprecedentë në diplomacinë ndërkombëtare.

Kryeministri Rama e ka cilësuar këtë ftesë si një vlerësim të rëndësishëm për rolin dhe reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë do të bëjë gjithçka për të kontribuar në paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin global.

Sipas përmbajtjes së letrës, Bordi i Paqes do të funksionojë si një organizatë e re ndërkombëtare, ku shtetet anëtare themeluese do të kenë rol aktiv në vendimmarrje dhe në proceset tranzitore për zgjidhjen e konflikteve. Shqipëria ftohet të nënshkruajë dhe ratifikojë statutin e këtij bordi, duke marrë pjesë që në fazën e parë të themelimit.

Rama e ka cilësuar këtë zhvillim si një moment krenarie për Shqipërinë dhe një dëshmi se vendi po shihet gjithnjë e më shumë si partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related