“Treni bullgar” pa prova, por me pasoja/ PD: Të ndëshkohen ata që guxuan të hetojnë denoncimin tonë, hakmarrj* politike

Data

Partia Demokratike ka dalë sot me një pretendim të ri sa i takon denoncimit të tyre për manipulim të procesit të votimit më 11 maj përmes fenomenit të trenit bullgar. Edhe përse këto pretendime u rrëzuan, PD thotë përmes zëdhënëses së Antikorrupsionit, Genta Vangjeli se Policia e Shtetit ka nisur një fushatë hakmarrëse ndaj policëve që kanë referuar materialet ne Prokurorinë e Elbasanit, e cila në një përgjigje kthyer PD-së më 30 maj, deklaroi se kjo çështje është në fazë verifikimi.

Përmes një deklarate nga selia blu, PD pretendon se “është nisur procedim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve ndaj shefit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Elbasanit, Kliton Zhari; Është pezulluar nga detyra nëndrejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Sadik Kateshi; Procedim disiplinor dhe transferim për shefin e krimeve të Komisariatit të Peqinit, Denis Sinani”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related