Tragjedi në Portin e Durrësit: 24-vjeçari azer humb jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punës në bord

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Portin e Durrësit, ku një marinar 24-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike gjatë punimeve në bord.

Viktima është identifikuar si Avaz Yafarov, shtetas azerbajxhanas, pjesë e ekuipazhit të anijes me emrin “Kyebele”, e cila ishte ankoruar në kalatën nr. 2 dhe po kryente procesin e shkarkimit të një ngarkese me grurë.

Ndihma ishte e menjëhershme, por e pamjaftueshme

Sipas burimeve zyrtare, incidenti ndodhi teksa 24-vjeçari po punonte në bord dhe dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike.

Kolegjët e tij dhe shërbimet portuale ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, por gjendja e tij ishte tepër kritike.

Yafarov u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës.

Njoftimi i Policisë së Durrësit

“Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë. 24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, përfshirë edhe verifikimin e kushteve të sigurisë teknike në bord gjatë punimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related