Tragjedi në Greqi: Ky është Leo, 2-vjeçari shqiptar që humbi jetën pasi u sulmua nga një pitbull – vogëlushi kishte festuar ditëlindjen vetëm 10 ditë më parë

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë dhe komunitetin shqiptar: një djalë 2-vjeçar, Leo, humbi jetën tragjikisht pasi u sulmua për vdekje nga një qen i racës pitbull që familja e tij kishte strehuar në shtëpi. Vogëlushi, i cili ishte rritur në një ambient plot dashuri për kafshët, ndërroi jetë të premten e 6 dhjetorit, ndërsa mjekët nuk mundën ta shpëtonin pavarësisht përpjekjeve maksimale.

Leo u gjend për pak minuta vetëm me qenin, një kafshë endacake që prindërit e tij e kishin marrë dhe po e kujdesnin së fundmi. Për arsye ende të paqarta, qeni e sulmoi duke e kafshuar në shumë zona të trupit. Babai u përpoq ta shpëtonte sapo dëgjoi britmat e fëmijës, por plagët ishin fatale. Fëmija u transportua menjëherë në spital, por ndërroi jetë pak më vonë.

Në rrjetet sociale, prindërit – babai shqiptar dhe nëna britanike – shpesh postonin foto të Leo-s pranë qenve që strehonin në shtëpinë e tyre dhe në strehëzën e vogël që menaxhonin. Mediat greke raportojnë se vetëm 10 ditë më parë, më 27 nëntor, familja kishte festuar ditëlindjen e dytë të djalit.

Qeni pitbull, i cili nuk njihej për sjellje agresive më parë, është sekuestruar me urdhër të prokurorit dhe ndodhet në një strehëz. Sipas kryebashkiakut të Zakinthos, Giorgos Stasinopoulos, kafsha do t’i dorëzohet një veterineri për monitorim, ndërsa në vijim një komision pesëanëtarësh nga Patra do të vendosë fatin e tij — nëse do të eutanazohet apo do të dërgohet në një strehëz të specializuar.

Ndërkohë, prindërit janë liruar me urdhër të prokurorit. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta se si momentet e pakujdesisë u shndërruan në tragjedi.

Një humbje e tmerrshme për çdo familje, ndërsa komuniteti në Zakintho dhe emigrantët shqiptarë u kanë shprehur ngushëllimet më të thella prindërve të vogëlushit Leo, i cili u nda nga jeta shumë herët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related