Trafiku në kaos, dështon shefi ri i qarkullimit rrugor, Roven Zeka

Data

Trafiku i rënduar gjatë gjithë ditës së sotme është kthyer në makth për mijëra shoferë në Tiranë.Thuajse të gjitha rrugët e kryeqytetit kanë patur një mbingarkesë të madhe, duke çuar në disa raste në bllokimin e tyre për kohë të gjata.

Situata ka qenë më e rënduar gjatë orëve të mëngjesit, midis orës 13:00 dhe 15:00 të drekës dhe këtë mbrëmje.Njëri krah i rrugës së Elbasanit, nga rrethrrotullimi i Saukut e deri te “Xhuxhat”, thuajse është bllokuar tërësisht.

Kryqëzimi i spitalit Nënë Tereza gjatë gjithë ditës së sotme ka qenë tepër i rënduar dhe vijon të jetë gati i bllokuar, duke shkaktuar probleme edhe për rrugën e Xhamllikut dhe të “Dibrës” drejt Kinostudios.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related