Tomor Alizoti paralajmëron një vizitë të Sali Berishës në Gjermani

Data

I ftuar në Syri Tv, Alizoti ngriti alarmin, mbi përfshirjen e vendit tonë në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike më të shtrenjtë, kokainës, ku gjenerohen miliarda euro të ardhura nga fitimet.

Teksa iu referua vizitës që ka pasur në Gjermani, Alizoti tha se opozita dhe PD ka kërkuar mbështetjen dhe sensibilizimin e ndërkombëtarëve për të parandaluar kartelet e drogës në Shqipëri, të cilat i konsideron të dëmshme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vetë BE.

Pas lirimit nga arresti shtëpiak, Alizoti paralajmëroi gjithashtu edhe një vizitë që do të ndërmarrë kryedemokrati Sali Berisha në Gjermani dhe vende të tjera të BE, për të hedhur informuar ndërkombëtaret, mbi atë se çfarë po ndodh në Shqipëri.

Tomor Alizoti: Policia në Shqipëri ësjtë në kontrollin e krimit. Policia kriminale gjermane dhe belge,  është e shqetësuar që Shqipëria po shkon në një vend kartel dhe është një vend kartel. Paralelizmi i Shqipërisë me Meksikën, dhe trafiku i kokainës. Të njëtat tregues ka marrë Shqipëria, është në kufi me BE dhe këtu shitet lënda më shtrenjtë e drogës, kokaina. Kjo i ka shqetësuar gjëermanët, ne si opozitë kërkojmë suport ndërkombëtar për të parandaluar këto kartele. Ne këtë kemi kërkuar nga ndërkombëtarët, që jo vetëm të shpëtojmë Shqipërinë por edhe evropën. Shqëipëria është bërë e rrezikshme. Rama ka investuar miliona e milarda për  të lobuar ndaj ‘realitetit’ shqiptar dhe zvogëlimin e opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related