TikTok mbyllet në rrjetet mobile, cili do të jetë hapi i radhës?/ Përdoruesit po aksesojnë përmes VPN-së

Data

Tik Tok, platforma më e njohur e rrjeteve sociale mes të rinjve nga dje nuk mund të hapet në rrjetet mobile në Shqipëri.

Në një telefon të lidhur me internetin mobile aplikacioni nuk funksionon. Por, nëse kalojmë në një rrjet Wifi, Tik Tok është ende i aksesueshëm. Autoritetet thonë se ky është hapi i radhës dhe se së shpejti do të bllokohet edhe në rrjetin fiks.

“Mbrëmë në orën 12 të natës është finalizuar faza e parë në rrjetin mobile, faza e radhës është mbyllja në rrjetin fiks, në bashkëpunim me operatorët do implementojmë masa të tjera teknike”, u shpreh Saimir Kapllani nga Drejtoria e Riskut dhe Kontrollit. Eksperti pranë Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike bën thirrje për kujdes ndaj përdorimit të VPN-ve falas si mënyrë për të hyrë në Tik Tok, pasi ato mund t’i ekspozojnë përdoruesit ndaj sulmeve të hakerave.

“VPN falas ka një sërë risqesh që konsistojnë në vjedhjen e të dhënave, është njësoj si t’i hapësh derën vetë një hacker-i dhe të aksesojë të dhënat e tyre. Prindërit të jenë shumë vigjilentë, për të mos i lejuar fëmijët e tyre që të instalojnë VPN falas”, shtoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related