Thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro

Data

Shqipëria është në kulmin e sezonit turistik dhe furnizimi normal me ujë është kthyer në sfidë për qytetet bregdetare sidomos, por nga ana tjetër ndërmarrjet e publike të ujësjellës-kanalizime (UK) e kanë thelluar më tej keqmenaxhimin.

Në fund të 5-mujorit të parë 2025 borxhet e UK-ve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) u rritën më tej në 33.3 miliardë lekë ose 2.6 miliardë ose 8.4% më shumë se një vit më parë në këtë periudhe.

Rritja e detyrimeve tregon përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes financiare të këtyre institucioneve publike, ndonëse një reformë për ristrukturimin e tyre është drejt përfundimit..

Rritja e borxheve ndaj operatorit të energjisë jo vetëm që rëndon bilancin financiar të OSHEE-së por njëkohësisht reflekton edhe problematika më të thella të lidhura me eficiencën e menaxhimit dhe mbledhjen e të ardhurave nga ndërmarrjet e ujit. Gjithashtu ato kanë minuar përpjekjet e qeverisë për të kthyer në binar borxhet e prapambetura që administrohen ose krijohen nga shoqëri me pronësi publike.

Shumë prej këtyre ndërmarrjeve funksionojnë me sisteme të vjetra dhe jo-eficiente, të cilat kërkojnë sasi të mëdha energjie për të pompuar ujin në zonat e furnizimit, duke rritur ndjeshëm kostot mujore, të cilat nga ana tjetër nga mbulohen nga të ardhurat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related