Edhe emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell reagoi kundër vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.
Grenell ka shpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama në rrjetin social X, i cili kritikonte ashpër gjykatën për refuzimin e kërkesës së Thaçit, teksa shkruante se “e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë”.
“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, shkroi Rama në X.
