“Testim për integritetin e drejtësisë Shqiptare”, Nazarko kritikon qasjen e Zaçajt: Një akt i turpshëm për drejtësinë

Data

Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar lidhur me mandatin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj se ajo i mban vetë përgjegjësitë e veta nëse manipulon provat.

Ai ka thënë në një emision televiziv, se Zaçaj ka pranuar që mandati i saj është dyvjeçar.

Sipas Nazarkos, drejtimi në Komisionin e Venecias me një konflikt të tillë është një turpërim në pikëpamje të lëndës që po i nënshtrohet.

“Ka një parim i rinovimit çdo tre vjet të 1/3 të saj. Ky është një parim me vlerë universale në drejtësi. Në rastin e kësaj zonje, kjo ka hyrë në janar të 2023, në qoftë se ajo do ta lëjë detyrën tani, i bie që mos përfundoj asnjë mandat hipotetik që trevjeçar.

Jemi në një situatë, kur ajo mund të pyes, se vlen parimi se mandati i një gjyqtari është 9 vjet dhe në raste të veçanta është tre vjet, apo kur ajo i mbivendoset mandatit të një gjyqtare, i cili ka zgjatur.

Ajo ka pranuar që mandati i saj është dyvjeçar. Ajo i mban përgjegjësit vetë nëse manipulon provat. Me iu drejtu Komisionit të Venecias me një konflikt të tillë është një turpërim në pikëpamje të lëndës që po i nënshtrohet”, u shpreh Nazarko.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related