Tenton të bëjë show që komisioni t’i shmanget…”, deputeti demokrat zbulon skenarin e mazhorancës për skandalin me të dhënat e TIMS: Ishte e pritshme që do të kishte lëvizje nga qeveria

Data

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha përmes një interviste televizive, se vendosja në “arrest shtëpie” e drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça tregon se qeveria dhe SPAK janë të koordinuara me njëra-tjetrën.

Duke vijuar më tej, Baçi theksoi se mazhoranca është e shqetësuar, edhe pse komisioni nuk ka nisur ende punë për shkak të përplasjeve që deputetët e PS-së krijojnë në mbledhje në mënyrë që komisioni t’i largohet objektit të hetimit.

“Ishte e pritshme që do të kishte lëvizje nga qeveria me ngritjen e komisioneve hetimore, me këmbënguljen për ngritjen e komisionit hetimor për sistemin TIMS, pati lëvizje të menjëhershme. Edhe mënyra si vepruan duke futur në ‘arrest shtëpie’ një nga dëshmitarët kryesorë, që ishte listuar nga komisione  do të thotë që qeveria bashkë me SPAK sikur janë të koordinuar ashtu sikur ka ndodhur shpeshherë për politikanë të ndryshëm. Këtë herë vepruan më shpejt, para komisionit hetimor parlamentar duke e izoluar dhe mbajtur në shtëpi me pretendimin se ka ndërhyrë në sistem, kjo tregon të drejtën që ka pasur opozita në akuzat që ka bërë.

Aty do merren informacione të plota për t’i vënë në shërbim të institucioneve të drejtësisë. Komisioni përveç se ka detyrën për të mbledhur fakte dhe për t’i vënë në dispozicion të sistemit të drejtësisë ka edhe për të bërë propozimet për ndryshime në legjislacion.
Komisioni akoma s’ka filluar punë. Në dy mbledhjet e para vihet re e njëjta tendencë e mazhorancës si tendenca që ka në komisionin e “Sterilizimit” për të krijuar përplasje, për të bërë debat televiziv, për të dhuruar spektakël dhe për të shmangur nga ajo që është detyra e komisionit. E njëjta gjë ndodhi në mbledhjen e dytë ku aktorë të qeverisë filluan të dilnin nga ato që kishin thënë.”, tha Baçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related