Tensione para Kryeministrisë, një protestues plagoset gjatë përplasjes

Data

Protesta e Partisë Demokratike, e mbajtur pasditen e kësaj të marte përpara Kryeministrisë, u mbyll pas rreth dy orësh, por situata u përshkallëzua menjëherë pas përfundimit të fjalimeve.

Fjalën e fundit e mbajti Sali Berisha dhe më pas u njoftua zyrtarisht mbyllja e protestës. Menjëherë pas kësaj, dhjetëra mjete piroteknike dhe molotovë u hodhën në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke shkaktuar shpërthime dhe flakë në perimetrin e saj.

Si pasojë e hedhjes së molotovëve, në zonë u krijua kaos dhe panik, ndërsa policia ndërhyri duke përdorur autobotin me ujë për të shuar flakët dhe për të mbajtur nën kontroll situatën. Forcat e rendit kishin formuar më herët një kordon sigurie përpara institucionit.

Pas përplasjes, protestuesit nisën të shpërndahen nga sheshi, mes thirrjeve kundër qeverisë, ndërsa pati edhe përplasje të tjera mes tyre dhe policisë. Gjatë tensioneve, një protestues mbeti i lënduar në kokë dhe ka marrë ndihmën e nevojshme.

Autoritetet vijojnë vlerësimin e situatës pas protestës, ndërsa deri më tani nuk ka një bilanc zyrtar për dëme materiale apo persona të tjerë të lënduar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related