Teliti: 7 tetori, dita e madhe e ndryshimit! Të gjithë në luftë

Data

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka denoncuar qeverisjen lokale dhe qendrore në Tiranë, se ka dhënë 10 milionë euro vetëm gjatë vitit 2024 për inceneratorin fantazëm që nuk ekzsiton.

Sipas Telitit, ‘10 milionë euro është fondi i vjedhur dhe i grabitur nga qeverisja vendore dhe qendrore me këtë incenerator fantazëm ndërkohë që po i njëjtë është fondi vjetori i vitit 2024 për rimbursimin e ilaçeve’.

Gjithashtu Teliti u ndal edhe te protesta e thirrur nga opozita në 7 tetor ora 18:00 përpara Kryeministrisë.

Teliti: Dhjetë milionë euro për një incenerator që nuk ekziston, një incenerator fantazëm. Ndërsa për pensionistët Rama jep vetëm 25 lekë indeksim pensioni në ditë, 1 kokërr vezë, ndërkohë që miliona e miliona euro shpërdorohen dita ditës. Edi Rama në vend të risë ndihmën ekonomike ka vendosur të ulë fondet për 2024. Në vend që të paguajnë 10 milionë euro gjatë këtyre muajve për inceneratorin fantazëm të Tiranës, do ishte mirë që ato para të ishin çuar për pagat e mësuesve dhe të mjekëve. 10 milionë euro është fondi i vjedhur dhe i grabitur nga qeverisja vendore dhe qendrore me këtë incenerator fantazëm ndërkohë që po i njëjtë është fondi vjetori i vitit 2024 për rimbursimin e ilaçeve. Sa herë të pyesni se përse mungojnë ilaçet në qendra shëndetësore dhe spitale mendoni për inceneratorin fantazëm që grabit milionat e eurove.

Një javë na ndan nga data 7 tetor. Data 7 tetor do të jetë dita e madhe e ndryshimit. Ndryshim për të cilën Shqipëria dhe shoqëria jonë ka nevojë. Me çdo mjet demokratik të mosbindjes civile të gjithë ne jemi të thirrur në betejë. Nga rinia nga familjarët nga sipërmarrësit nga fermerët nga mjekët nga arsimtarët jemi të thirrur në betejë për të jetuar të lirë në Shqipërinë tonë të dashur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related