Teknologjia “Deepfake”, impaktet mbi Sigurinë Kombëtare

Data

Lista e oportuniteteve si dhe rreziqeve të sigurisë, jo vetem është e ndërvarur por po dominohet gjithnjë e më shumë nga zhvillimet e industrisë elektronike. Po cfarë është konkretisht dhe si funksionon teknologjia “Deepfake” ? Cilat janë oportunitetet që ofron si dhe rrezikshmëritë që mbart “Deepfake”?

Kush janë disa raste/skenarë të ndryshëm të përdorimit apo dhe të shpërdorimit të saj ? Si mund të dallohet një video reale nga një video-fake (?); si mund të përballet Institucionet, shoqëria dhe qoftë dhe individi me “DeepFake” ? Si mund të përballet bota, rajoni, vendet, dhe Shtetet nga këto rreziqe si dhe mire adresojnë oportunitetet ? Cila është ardhmja e saj? Këto e shumë pyetje të tjera do të jenë subjekt i këtij shkrimi që po trondit botën dhe që pritet të ketë impakte edhe me të mëdha.

Një histori e shkurtër e shpikjes së “Deepfake”. Termi “deepfake” është një kombinim i fjalëve “deep learning” (mësim i thelluar) si dhe “fake”, pra fals, ose jo e vertetë. Kjo teknologji e re filloi të marrë vëmendje në vitin 2017, kur një përdorues i forumit online Reddit filloi të postonte video të rreme të krijuara përmes një teknike të re të Inteligjencës Artificiale (AI). Këto video, që dukeshin tërësisht autentike, por në fakt ishin të manipuluara, ishin fryt i algoritmeve të sofistikuara në rrjetet artificiale duke i mbivendosur fytyrat e njerëzve perfshi Kryetare Shtetesh, personalitete, gazetare te njohur, etj në video të ndryshme.

Origjina e “Deepfake” mund të gjurmohet tek avancimet në fushën e “deep learning”, një degë e inteligjencës artificiale që fokusohet në ndërtimin e modeleve që mund të mësojnë nga të dhënat për të kryer detyra specifike. Në thelb, teknologjia përdor një lloj rrjeti nervor të quajtur “rrjete gjenerative kundërshtare” (GANs), që përbëhet nga dy rrjete: një rrjet “gjenerues” që krijon përmbajtje të re dhe një rrjet “diskriminues” që përpiqet të dallojë nëse përmbajtja është e vërtetë apo false. Kjo marrëdhënie konkurruese mes rrjeteve lejon krijimin e imazheve dhe videove që janë gjithnjë e më të besueshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related