Të shtëna me armë zjarri në Shkodër: një i vrarë dhe të plagosur pranë “Kole Idromeno”

Data

Mëngjesin e sotëm, qyteti i Shkodrës u trondit nga të shtëna me armë zjarri pranë shkollës “Kolë Idromeno”, në një lokal pranë bashkisë. Si pasojë, një person u vra, ndërsa të paktën tre të tjerë u plagosën, përfshirë Erogen Vaso dhe një kamarier.

Viktima është identifikuar si Armando Pali, i punësuar në IKMT dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak. Ndërkohë, autori u arratis drejt zonës së njohur si “shinat e trenit”, por u arrestua nga policia në tentativë arratisjeje.

Hetuesit kanë ngritur një grup të posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë dhe aktiviteti hetimor po vijon për të zbardhur motivet dhe për të sigururuar drejtësi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related