Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

Data

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga puna arritën vlerën e 155 milionë eurove, 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në terma neto, duke zbritur të ardhurat e shtetasve të huaj nga puna në Shqipëri, të ardhurat nga puna arritën në 144 milionë euro, në rritje gjithashtu me 13% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Së në terma neto, ashtu edhe në ato bruto, të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna kanë arritur nivelin më të lartë historik për tremujorin e parë të vitit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related