Taksistët e Tiranës “pushtojnë” sheshin Nënë Tereza, ja kërkesat e tyre

Data

Sindikata Shqiptare e Taksive, Sindikata e Pavarur e Taksive dhe Shoqata e Taksive “Tirana” janë mbledhur në Sheshin Nënë Tereza ditën e sotme duke protestuar. Taksistët kanë ndaluar makinat e tyre në shesh dhe me pankarta në duar protestojnë për shqetësimet e tyre të përditshme.

Në komunikatë ata shprehen se shqetësimi kryesor mbetet shtimi i mjeteve taksi. Sipas tyre shtimi i taksive ka rënduar në përballimin e kushteve të jetesës së taksistëve.

Konkurenca e pabarabartë, mjetet e pa licencuara, kriteret e punësimit, çmimi i lartë i karburantit janë disa nga arsyet që ata japin në lidhje me uljen ndjeshëm të të ardhurave të shërbimit. Në komunikatë janë listuar edhe kërkesat e taksistëve.

Taksistët e Tiranës "pushtojnë" sheshin Nënë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related