Tabaku kritika të ashpra: Qeveria Rama nuk Ka përmbushur asnjë kusht për negociatat

Data

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot nga Luksemburgu rolin e Presidencës hungareze të Bashkimit Evropian në nxitjen e procesit të çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian në Luksemburg, kryeministri Rama doli në një deklaratë të përbashkët për mediet me Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi

Lidhur me këto zhvillime deputetja demokrate njëherësh kryetare e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku vlerësoi sinqeritetin e kryeministrit Rama i cili pohoi se negociatat po hapen falë Putinit, pasi asnjë kusht apo kriter nuk është përmbushur nga qeveria që ai drejton.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related