Tabaku: Europa na sheh ndryshe, ndërsa qeveria Rama me lupën e 35 viteve më parë

Data

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale pas debatit të zhvilluar dje në Parlamentin Europian mbi raportin për Shqipërinë.

Në një video-mesazh, Tabaku thekson se ndonëse qytetarët shqiptarë sillen çdo ditë si europianë, në punë, në përpjekje dhe në sakrifica, pengesa kryesore për integrimin europian të Shqipërisë mbetet qeverisja aktuale.

“Ashtu siç e thekson edhe raporti i Parlamentit Europian, Shqipëria përbën një sfidë të jashtëzakonshme për demokracinë, për institucionet, për zgjedhjet e lira dhe për shtetin e së drejtës” – u shpreh Tabaku.

Tabaku vuri në dukje problematikat e thella që përmenden në raport: presioni mbi administratën publike, blerja dhe intimidimi i votës, përdorimi i burimeve shtetërore në funksion të fushatave elektorale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related