Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato ka deklaruar nga Shkodra se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar. Ai ka thënë se duhet të lejojmë SPAK të bëjë punën, duke i lënë hapësirë.
“Ne nuk flasim per hetime qe po zhvillohen, por mund te them se ajo qe po ndodh eshte ajo qe ne kemi prite. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtesi e vitit 2016 eshte duke funksionuar. Ne duhet te lejojm SPAK te beje punen e vetë, te krijojme hapesiren qe ta bejne kete. Ne te njejten kohe mund te them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqesor eshte i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik.
Dhe qe eshte problemi qe te gjithe e dim qe eshte pengesa kryesore, e Shqiperise ne rrugen drejt BE e ky eshte korrupsioni. Mendoj se eshte sinjal i mire, une besoj dhe shpresoj se SPAK do beje punen e tij. Po gjithashtu ne po shohim jo vetem njeren ane, ate te atyre qe denohen per korrupsion, por edhe anen tjeter ate te struktures se korrupsionit, cila eshte klima qe krijon mundesite per korrupcion dhe te adresohen. Keshtu qe une mendoj se duhet te hapim spektrin dhe ta adresojme kete ne menyren me strukturuese”, tha ambasadori.
Më tej, Gonzato foli dhe për Reformën Zgjedhore, duke thënë se duhet të ndjekin rekomandimet e OSBE. Ai theksoi se shpreson që partitë do gjejnë rrugën në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë. Sipas ambasadorit, zgjedhjet e ardheshme duhet te shmangim nje rezultat elektoral, i cili mund të kontestohet.
