Sulmet e Ramës ndaj SPAK/ BE: E rëndësishme që hetimet të jenë pa ndërhyrje politike dhe pa presione

Data

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për mediat në lidhje me sulmet dhe kërcënimet që Edi Rama lëshoi ditën e sotme ndaj prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO, pas arrestimit të Erion Veliajt.

Në reagimin e saj, BE thotë se po ndjek hetimet ndaj Veliajt, por nuk komentin mbi procedurat gjyqësore në vazhdim.

Më tej thuhet se roli specifik i SPAK dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

BE thekson se reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related