Në ditën e Sulltan Nevruzi, Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka përcjellë një mesazh reflektimi dhe vlerash shpirtërore nga ambientet e Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë.
Në fjalën e tij, Baba Mondi theksoi se kjo ditë përfaqëson një moment të rëndësishëm për të reflektuar mbi virtytet që udhëheqin jetën e njerëzve, duke nënvizuar rëndësinë e dashurisë, respektit dhe lidhjes shpirtërore.
Ai vuri në dukje gjithashtu se këtë vit festa përkon me 35-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës dhe rikthimit të lirisë së besimit bektashi, duke e cilësuar këtë si një moment historik për komunitetin.
Duke cituar Haxhi Bektash Veliu, Baba Mondi theksoi se thelbi i besimit bektashi qëndron te dashuria dhe përkujdesja për të tjerët.
“Kjo ditë është një mundësi për të forcuar lidhjen me Zotin dhe për të kultivuar respektin ndaj njëri-tjetrit”, u shpreh ai, duke e cilësuar Nevruzin si simbol të ringjalljes shpirtërore dhe unitetit.
