SPAK vijon hetimet, inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, Check Up-i i Vilma Nushit

Data

Ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për aferat e mëdha korruptive me koncesione, bilancet zyrtare tregojnë se inceneratori fantazmë i Tiranës dhe Check Up-i i shumëpërfolur kanë vazhduar të gjenerojnë miliona euro fitime. Vetëm gjatë vitit 2024, kompania koncesionare e landfillit të Sharrës, e sekuestruar tashmë nga shteti, realizoi 10.3 milionë euro fitim, me një normë fitimi prej 60% mbi xhiron vjetore, ndërkohë që qytetarët vazhdojnë të paguajnë 29 euro për çdo ton mbetje të depozituar, pa marrë asnjë investim në këmbim. Nga ana tjetër, koncesioni i Kontrollit Mjekësor Bazë, i zotëruar nga familja e Vilma Nushit, arkëtoi 7.5 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe prodhoi 2.45 milionë euro fitime neto, prej të cilave rreth 2 milionë euro janë tërhequr nga aksionerët si dividentë. Ndërkohë që institucionet e drejtësisë flasin për hetime, koncesionarët vijojnë të pasurohen me paratë e qytetarëve.

Fitimet e inceneratorit fantazmë të Tiranës

Fitimet e inceneratorit fantazmë të Tiranës u rritën me 36 për qind vitin e kaluar, teksa administrimi shtetëror i kompanisë ka filluar të nxjerrë në pah abuzimet financiare të koncesionarit. Bilanci zyrtar i depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se për vitin 2024 kompania Integrated Energy regjistroi një fitim para taksave prej 10.3 milionë eurosh (1 euro= 97 lekë), nga 7.6 milionë euro që ishte fitimi i një viti më parë. Sipas raportit të administrimit, të ardhurat e landfillit të Sharrës u rritën me 8.4 për qind duke arritur në 17.4 milionë euro, çka do të thotë se kompania ka një normë fitimi 60 për qind mbi xhiron.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related