“E kam thënë që në krye të herës. Jam i hapur për çdo lloj hetimi dhe vihem në dispozicion të organeve të drejtësisë. Sot është ushtruar kontroll në një nga aktivitetet e mia, të blera pak kohë më parë, që është përfshirë në një hetim penal nga SPAK. Siç e theksova, jam i hapur për çdo lloj hetimi”,-reagoi Agasi.
Agasi dha këtë prononcim për CNA, pas interesimit në lidhje me kontrollet e kryera nga SPAK dhe lajmet e përhapura në media në lidhje më këto kontolle, por edhe një tufë thashethemesh për urdhër-arreste, ndalime, e të tjera.
