SPAK kërkon arrestimin e Belinda Balluku/ Ja kur mblidhet grupi i Partia Socialiste e Shqipërisë

Data

Është zbuluar data kur Grupi Parlamentar Socialist pritet të diskutojë kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas dy burimeve brenda grupit, deputetët socialistë janë njoftuar për një mbledhje të enjten në orën 11:00.

Mbledhja në Pallatin e Brigadave

Burimet bëjnë me dije se vendi i përzgjedhur për këtë takim është Pallati i Brigadave në Tiranë. Në këtë mbledhje pritet të përcaktohet qëndrimi përfundimtar i mazhorancës lidhur me kërkesën e SPAK.

Një ditë më parë, pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, Taulant Balla deklaroi se vendimi për Ballukun do të merret në mbledhjen më të afërt të grupit parlamentar.

Qëndrimi paraprak i socialistëve

Nga diskutimet e zhvilluara në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit është lënë të kuptohet se përfaqësuesit e mazhorancës e konsiderojnë të mjaftueshme masën e pezullimit që po zbatohet aktualisht ndaj Ballukut.

Vendimi i grupit parlamentar do të jetë përcaktues për mënyrën se si do të procedojë Kuvendi në raport me kërkesën e SPAK, në një moment me tension të lartë politik dhe institucional.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related