SPAK futi një agjent të infiltruar, ja si ra në kurth grupi që dërgonte shqiptarë në Angli, BE e SHBA me dokumente false, GJKKO jep masat e sigurisë për 26 të arrestuarit

Data

Gjykata e Posaçme (GJJKO) ka vlerësuar dje masat e sigurisë për 26 personat, të cilët akuzohen nga SPAK se janë përfshirë në trafikimin e emigrantëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Në burg janë lënë 18 persona, ndërsa 7 të tjerë në arrest shtëpie, 1 me detyrim paraqitje, ndërkohë që pesë janë ende në kërkim nga policia. GJKKO ndryshoi masat vetëm për 3 të arrestuar. Për një grua me fëmijë 3 muajshe, prokurorja e çështjes Elida Celami kërkoi zëvendësim mase nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpi”. Ndërkohë që zëvendësim mase ka pasur edhe për Arnold Shahun, nga arrest në burg në “arrest shtëpie”. Sakaq, edhe personit në hetim Besnik Lumaj iu ndryshua masa nga GJKKO nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Hetimet

Ndërkohë në media dje është thënë se një agjent i infiltruar ka qenë çelësi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në dokumentimin e veprimeve të grupit kriminal të trafikut të emigrantëve të jashtëligjshëm drejt Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pa ditur se po i shërbenin një agjenti policie nën mbulim, anëtarët e grupit kriminal i kanë siguruar atij kundrejt një pagese prej gati 10 mijë euro dokumentet e falsifikuara në një laborator në Kosovë, pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi, si edhe e kanë instruktuar të udhëtonte drejt Spanjës. Në këtë vend, një prej të dyshuarve e ka takuar agjentin e infiltruar dhe i ka dhënë dokumentet false, për të vijuar më pas udhëtimin me avion drejt Irlandës. Në një nga bisedat e përgjuara, i dyshuari Njazi Ademaj i thotë të infiltruarit “O vëllaçko, garanci 100 për qind nuk po të jap por 99 për qind”. Të gjitha komunikimet dhe takimet e të infiltruarit me anëtarë te grupit janë pjesë e dosjes së SPAK, që finalizoi hetimin me 37 urdhër-arreste, 31 nga të cilat “arrest në burg” dhe 6 të tjera “arrest në shtëpi”. Sipas SPAK, kjo ishte skema e përdorur nga grupi kriminal, që kundrejt vlerave që nisnin nga 10 në 18 mijë euro siguronte kalimin e paligjshëm nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Struktura e Posaçme pretendon se ka dokumentuar 44 raste të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm dhe 70 pasaporta të falsifikuara, kryesisht sllovene, italiane e rumune. Përveç personave që angazhoheshin në gjetjen e shqiptarëve që synonin Anglinë apo SHBA-në, të përfshirë në skemë ka qenë edhe një punonjës policie, si edhe dy agjenci udhëtimi pasagjerësh në rrugë tokësore, të cilët bënin transportimin fizik të dokumenteve false nga Shqipëria në Spanjë. Sipas SPAK grupi kriminal që mundësonte emigrantë të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar drejtohet nga Bashkim Sula, ndërsa ai drejt SHBA nga Ylli Caushi. Të gjithë emigrantët, që nga Shqipëria udhëtonin me pasaportat e tyre të ligjshme, merrnin instruksione se ku duhet të akomodoheshin në Spanjë, si duhet të përgjigjeshin gjatë intervistimeve nga autoritetet, por njëkohësisht edhe mbaheshin nën vëzhgim nga anëtarët e grupit, nëse kalonin me sukses në pikë-kalimet kufitare apo jo.

Përgjimet

Sakaq sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Sh.Gj.i ka porositur një pasaportë false tek subjekti privat “Njazi Ademaj” për të shkuar në Irlandë.

Pasi ka siguruar dokumentin, ka marrë përsipër që t’ja dërgojë nëpërmjet agjencisë “Domi” në Spanjë nëpërmjet Rrezart Domit dhe ky i fundit e ka dërguar me shoferin e agjencisë Arsen Caka në Spanjë. Ndërkohë po ashtu Sh. Gj. ka shkuar në Barcelonë me një nga furgonat e agjencisë dhe ka qëndruar në hotel derisa ka marrë dokumentet e falsifikuara. Nga këqyrja e aplikacionit WhatsApp, të subjektit “Njazi Ademaj”, rezulton se në WhatsApp ka komunikime me numrin e regjistruar tek kontaktet me emrin ‘ Germiz’ i cili dyshohet se është Sh. Gj..

Në datën 16.09.2023 ata kanë zhvilluar bisedën e mëposhtme:

[Njazi]: Kur të dush 3 dit t’i vonoj.

[Njazi] Pa merak rri i qet se e ka si për vete

[Germiz] Daxha vetem Greece jo e italiane

[Germiz] Se njifen shumë për keq këto

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related