Spahia: Benet Beci do të ndalojë shkodranët të parkojnë falas në rrugë

Data

Ish-kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se kryetari socialist i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci do të ndalojë shkodranët të parkojnë falas në rrugë.

Spahia deklaron se nga parkimet me pagesë në rrugët e Shkodrës do të përfitojë vetëm bashkia, e cila pa marrë parasysh faktin që Shkodra mban vendin e parë në rang kombëtar për papunësinë si dhe përballet me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike, do të rrisë buxhetin duke rritur më shumë shpenzimet mujore në kurriz të familjeve shkodrane.

Ai thekson se mbi 1250 familje do paguajnë të paktën 8800 lekë apo 88 euro në muaj vetëm për parkim.

Spahia tregon se rrugët ku do të vendoset detyrimi për pagesë parkimi janë rrugët kryesore në qytetin e Shkodrës, Shirokë dhe Velipojë:

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related