Në rend të ditës do të jenë një sërë projektligjesh, mes të cilëve ndryshimet në ligjin e sportit, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, si dhe ndryshimet për strukturën dhe klasifikimin e pagave të personelit pranë KQZ.
Projektligji i huasëpër marrjen e një hauje nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin parashikon një hua shtesë nga BERZH me vlerë 76.9 milionë euro në mbështetje të digjitalizimit e shërbimeve në 61 bashki të vendit, që do të paguhen për vite me radhë nga taksa-paguesit shqiptarë
Që pas zgjedhjeve të 11 Majit, fokusi i opozitës në Kuvend ka qenë denoncimi i farsës elektorale të 11 Majit, e cila ka sjellë përplasje të forta me mazhorancën. E njëjta situatë pritet të jetë edhe në seancën e sotme në Kuvend.
Kujtojmë se parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri, ku ligjvënësit aktualë do të duhet të “lirojnë” vendin për deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.
