Dy indicie bëjnë një provë- thonë italianët. Dhe indiciet e zyrtarëve të lartë socialistë që bëhen me hotele dhe resorte në bregdetin e Jugut janë të shumta. I fundit në radhë është Arben Pëllumbi.
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese do të ndërtojë një kompleks turistik me apartamente dhe hotel në Radhimë të Vlorës. Një muaj më parë, kompania e zotit Pëllumbi ka aplikuar në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të marrë lejet e nevojshme mjedisore.

Sipas aplikimit bëhet fjalë për një kompleks turistik apart-hotel KSG me 1,2,3,4,5 dhe 6 kate mbi tokë dhe 2 nën tokë.

