SKANDALI/ Pedagogia e Elbasanit me “Sky Ecc”, komunikime të vazhdueshme me bandën e Suel Çelës

Data

Prokuroria e Posaçme (SPAK) tre ditë më parë lëshoi 21 masa sigurie për goditjen e bandës së Marjus Lulajt alias Suel Çelës në Elbasan, ku 18 prej tyre ishin “arrest me burg”, një avokate “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy gazetarë.

Mbi këtë grup kriminal rëndojnë akuzat nga vrasjet tek korrupsion e deri tek trafiku i lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Një prej personave të arrestuar është edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetah, e cila kishte komunikime të vazhdueshme në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc” me anëtarët e bandës së Suel Çelës, për të marrë një sërë vendimesh në favor të tyre, si dhe për të urdhëruar goditjen e gazetarëve që denoncojnë korrupsionin e saj.

Por, në dosjen e SPAK del në mjaft episode edhe vajza e Pajtime Fetah, Megi Fetah, edhe pse ndaj saj nuk ka një masë sigurie të lëshuara nga SPAK.

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo është pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ku në website-n e universitetit thuhet se ajo jep mësim në Fakultetin e Biznesit dhe i Drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related