Skandalet e Ballukut, Dorian Teliti: Mazhoranca duhej të ishte tërhequr! Nevojitet një qeveri teknike për të paktën 6 muaj

Data

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, deklaroi se pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë, përfshirë edhe aferën që lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku, mazhoranca aktuale duhet të ishte tërhequr nga drejtimi i vendit.

Sipas Telitit, Shqipëria ndodhet përballë një krize të thellë politike dhe institucionale, ku besimi i qytetarëve ndaj qeverisjes është dëmtuar rëndë dhe përgjegjësia politike nuk mund të anashkalohet.

Ai theksoi se vendi ka nevojë urgjente për një qeveri teknike kalimtare me mandat të kufizuar kohor, e cila të sigurojë stabilitet institucional dhe të krijojë kushte për rikthimin e besimit publik.

“Në këto kushte, zgjidhja e vetme është tërheqja e qeverisë aktuale dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike të përbashkët, të majtë e të djathtë, si dhe me përfshirjen e shoqërisë civile”, u shpreh Teliti.

Sipas tij, një qeveri e tillë duhet të zgjasë të paktën 6 muaj dhe të ketë si mision kryesor garantimin e proceseve të ndershme demokratike, funksionimin normal të institucioneve dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Teliti shtoi se vetëm përmes një qeverisjeje kalimtare, të çliruar nga konfliktet politike dhe hijet e korrupsionit, mund të rikthehet normaliteti institucional dhe besimi i qytetarëve te shteti dhe drejtësia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related