Në një vendim të rëndësishëm për skenën politike shqiptare, Partia e Unitetit Kombëtar (PUK) ka njoftuar tërheqjen nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke shpallur një mbështetje të hapur për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Në një deklaratë zyrtare, PUK argumenton se ky vendim vjen si një akt strategjik për të maksimalizuar votën kundër opozitës së drejtuar nga Sali Berisha dhe për të forcuar alternativën qeverisëse aktuale, të cilën e cilëson si promotore të reformave dhe integrimit europian.
Kryetari i PUK, Av. Idajet Beqiri, u ka bërë thirrje strukturave dhe mbështetësve të partisë që në 11 maj të votojnë për Partinë Socialiste, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit.
Ja njoftimi:
