Shqipëria prezanton 83 projekte strategjike në MIPIM 2026 në Cannes, Gonxhja: Synojmë tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin e turizmit

Data

Shqipëria po prezanton potencialin e saj për investime dhe zhvillim turistik në MIPIM 2026 në Cannes të Francës, një nga aktivitetet më të rëndësishme ndërkombëtare për sektorin e pasurive të paluajtshme.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se vendi ynë po paraqitet në këtë platformë me një portofol prej 83 projektesh strategjike që lidhen me turizmin, infrastrukturën dhe zhvillimin e territorit.

Sipas tij, përmes pavijonit “Soundscapes of Albania” Shqipëria po prezanton para partnerëve dhe investitorëve ndërkombëtarë potencialin turistik dhe vizionin për një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor të turizmit.

Gonxhja theksoi se pjesëmarrja në këtë forum ndërkombëtar është një mundësi e rëndësishme për të forcuar dialogun me investitorët dhe për të krijuar partneritete të reja për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai shtoi se është një nder të përfaqësojë Shqipërinë në një platformë ku prezantohen aktorë të rëndësishëm të tregut global të pasurive të paluajtshme, me asete që kapin vlerën e mbi 4 trilionë eurove.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në MIPIM 2026 synon rritjen e dukshmërisë së vendit në tregun ndërkombëtar të investimeve dhe nxitjen e bashkëpunimit me partnerë të rinj për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related