“Shqipëria përmbytet sepse vidhet!” Balliu shpërthen: Shiu bie kudo, por vetëm këtu fundos keqqeverisja

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar nga përmbytjet në disa qarqe të vendit pas reshjeve intensive të shiut, duke e cilësuar gjendjen si pasojë direkte të keqqeverisjes dhe abuzimit me fondet publike.

Në reagimin e tij, Balliu thekson se reshjet nuk janë një fenomen i pazakontë, por ajo që e bën situatën dramatike në Shqipëri është, sipas tij, mënyra se si është qeverisur vendi ndër vite. “Shi bie në të gjithë botën, por në asnjë vend të botës nuk vidhet si në Shqipëri. Ndaj është përmbytur i gjithë vendi,” shprehet ai.

Sipas deputetit demokrat, përmbytjet nuk janë rezultat i natyrës, por i mungesës së investimeve reale në infrastrukturë, i punimeve pa standard dhe i shpërdorimit të fondeve publike, që kanë lënë qytetarët të pambrojtur përballë çdo rreshjeje intensive.

Balliu thekson se situata më alarmante paraqitet në Durrës, por problematika të ngjashme janë shfaqur edhe në zona të tjera të vendit, duke treguar dështimin e institucioneve për të garantuar sigurinë dhe jetesën normale të banorëve.

Në përfundim, ai akuzon qeverinë se po përdor motin si justifikim, ndërkohë që shkaku real i përmbytjeve, sipas tij, është korrupsioni dhe keqmenaxhimi i vazhdueshëm i parave të taksapaguesve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related