‘Shqipëria nuk i plotëson kushtet për BE’, Haxhiu: Mund të anëtarësohet vetëm prej gjeopolitikës

Data

Analisti Baton Haxhiu u shpreh në një emision televiziv se Shqipëria ende nuk i plotëson kushtet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por për shkak të faktorëve gjeopolitikë, BE pritet të bëjë lëshime për vendet kandidate.

Haxhiu theksoi se politika e BE-së ka ndryshuar, duke e bërë më të lehtë rrugën e integrimit për Ballkanin Perëndimor, siç ndodhi më parë me Bullgarinë, Rumaninë dhe shtetet baltike.

“Nëse do të zbatoheshin kriteret e plota të BE-së, vendet e Ballkanit do të anëtarësoheshin pas vitit 2035. Por tani po prevalojnë interesat gjeopolitike, lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet SHBA-BE, të cilat po ndikojnë në lehtësimin e kushteve për anëtarësim.” – u shpreh Haxhiu

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related