Shqipëria me rrjete sekrete në Britani!’ Karamuço zbulon shërbimet inteligjente dhe rolin e CIA-s në vend

Data

Në një emision televiziv kushtuar temës së inteligjencës dhe funksionimit të agjenturave në Shqipëri, eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë disa zbulime të pazakonta për publikun shqiptar.

Karamuço, i cili ka mbajtur dikur çertifikatën e sigurisë si pjesë e institucioneve të mbrojtjes, tregoi se Shqipëria ka pasur rrjete informative aktive në disa shtete, përfshirë Britaninë e Madhe, ku sipas tij ishte ngritur edhe një task-forcë kundër krimit të organizuar.

“Kemi pasur një rrjet shumë aktiv në Britani. Ishte ngritur për krimin e organizuar. Jemi aktivë në disa shtete, edhe pse nuk mund të jap detaje. Neve na është kërkuar ndihmë dhe kemi shkuar”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related