Rikthimi i temperaturave të larta, ka rikthyer edhe zjarret në vend, ku Shqipëria po djigjet nga veriu në jug, përfshirë edhe Tiranë, me dhjetëra vatra zjarri, teksa nuk po digjen vetëm pyje dhe kullota, por në rrezik janë vënë parqet kombëtare, banesat dhe fshatra të tërë.
Sipas një raporti të dhënë nga Emergjencat Civile paraditen e sotme, në vend ishin 14 vatra zjarri aktive, por duket se këto janë shtuar edhe më shumë me kalimin e orëve.
Situata më problematike duket se paraqitet në zjarrin që shpërtheu disa ditë më parë pranë Uzinës së Armëve në Poliçan dhe vijon të jetë ende aktive, teksa flakët kanë marrë përmasa të frikshme.
Përveçse vazhdon në zonën malore, u raportua se zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë një grupi banesash dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve.
Ndërkohë, Erion Braçe, gjatë pasdites publikoi një video dhe deklaroi zjarri ka dalë nga qyteti e po ngjitet në Kapinovë, po i afrohet Mbrakullës dhe rrezikohet i gjithë ky fshat, më i madhi i bashkisë, të digjet. Ai thotë se rrezikohen të digjen fshatrat me radhë, teksa u bën thirrje autoriteteve përkatëse të ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e flakëve, si të vetmen mënyrë për t’i shpëtuar.
