“Shpulla” ndaj Emmanuel Macron, ironizon Rusia: Ishte nga dora e Kremlinit

Data

Shpulla” në fytyrë e Brizhit Macron ndaj bashkëshortit të saj, presidentit francez Emmnuel Manuel, bëri një ditë më parë xhiron e rrjetit, aq sa edhe Rusia ka reaguar për incidentin brenda avionit presidencial francez, që ndodhi teksa kishin ndaluar në Hanoi të Vietnamit.

Për të ironizuar ngjarjen nga pala ruse u kujdes zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cila shkroi në Telegram se Macron mund të ishte goditur “nga dora e Kremlinit”.

“A vendosi zonja e parë ta gëzonte burrin e saj me një përkëdhelje të butë në faqe dhe a e llogariti gabim forcën e saj? A po i jepte një pecetë, por nuk ia doli? A donte t’i rregullonte jakën, por në fund arriti fytyrën e dashur?”, tha Zakharova.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related